Prishtinë, 02.04.2026 20:46
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë të organizuar nga sekretarja e jashtme britanike, Yvette Cooper, ku diskutuan mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit, raporton GazetaBlic.Konjufca theksoi rëndësinë e lirisë së lundrimit, mbrojtjes së anijeve civile dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare, duke dënuar sulmet e Iranit dhe duke rikonfirmuar mbështetjen e Kosovës ndaj partnerëve euroatlantikë për stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare.
Postimi i plotë:Sot, me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mora pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 Ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Në takim u theksua qartë se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni. Mbrojtja e anijeve civile dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë parime të panegociueshme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë.
Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike.
Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi