Prishtinë, 31.03.2026 18:53
Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për RTV21 bëri të ditur se, në kuadër të përgatitjeve për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, është trajtuar edhe çështja e sigurimeve për pjesëtarët.
Sipas ministrisë, çdo pjesëtar i angazhuar do të ketë sigurim shëndetësor dhe jetësor, si dhe kompensim për nivelin e rrezikshmërisë, përveç shpenzimeve të tjera të mbuluara.
“Sa i përket zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të misionit ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, duke ju referuar Ligjit Nr. 08/L-036 për Dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit dhe dokumentacionit të dërguar në Qeveri, theksojmë që është adresuar edhe çështja e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për secilin pjesëtarë të angazhuar, si dhe pagesa për nivelin e rrezikshmërisë krahas shpenzimeve të tjera të mbuluara, prandaj shqetësimet e ngritura në publik janë të pabaza.”, thuhet në përgjigje.

Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë