Prishtinë, 31.03.2026 07:40
Bordi i Paqes e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gazë.
Ky bord thekson se mirëpret angazhimin e Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gaza.
“Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fortë të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gaza”, thuhet në postimin e Bordit të Paqes, i cili ka shpërndarë lajmin e RTK-së se Kosova po dërgon një kontingjent të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se misioni do të ketë fokus në sigurinë, mbrojtjen e civilëve dhe mbështetjen humanitare, duke nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më të madh të Kosovës në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi