Prishtinë 23 Mars 2026 11:12
Një person ka raportuar se, derisa po punonte në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, gjatë gërmimeve ka hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke siguruar perimetrin për të parandaluar rrezikun e mundshëm.
“Më pas, njësia për deminim (EOD), në bashkëpunim me KFOR-in, ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raportin policor.
Sipas autoriteteve, operacioni është zhvilluar pa ndonjë incident dhe pa pasoja për qytetarët apo pronën.

Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n