Prishtinë, 22 mars 2026 14:34
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se sulmi në Banjskë mbetet një çështje serioze që kërkon përgjegjësi dhe drejtësi, duke theksuar se autorët duhet të përballen me ligjin.
“Sa i përket sulmit në Banjskë, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë, kryesit duhet të sillen para drejtësisë. Këtu nuk janë vetëm fjalë… kjo duhet të bëhet dhe një ditë do të ndodhë”, theksoi ambasadori me një takim me gazetarë.
Orav vlerësoi se sulmi në Banjskë është një nga temat e ndjeshme që duhet të diskutohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo të përdoret si pengesë për vazhdimin e tij.
“I kuptoj plotësisht problemet që i përmendët lidhur me sulmin në Banjskë… por këto çështje mund të diskutohen. Nëse nuk diskutohen, atëherë nuk arrijmë asgjë”, u shpreh ai.
Ambasadori i BE-së ritheksoi se dialogu mbetet mekanizmi i vetëm për të adresuar çështje të tilla dhe për të arritur stabilitet afatgjatë në rajon.
“Këto çështje mund të diskutohen… por nëse nuk diskutohen, nuk mund të ketë zgjidhje”, përfundoi Orav.
Kujtojmë se më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit

Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n