Prishtinë, 21 mars 2026 21:23
Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999, ka thënë që KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO.
Ai përmendi “zhurmat” e Serbisë si një prej arsyeve se pse këto forca duhet mbetur ende në vend.
“KFOR-i është i nevojshëm akoma .Sepse kemi ende tensione në Kosovë. Kishim rastin e incidentit në Banjskë para tri viteve dhe e kemi Serbinë që kohë pas kohe po bënë zhurma kërcënuese duke vendosur trupa ushtarake në kufij me Kosovën , kështu që ende na duhet KFOR-i aty”, ka thënë Shea.
“Kjo që të sigurojë jo vetëm kosovarët por edhe pakicën serbe në veri sepse kjo forcë paqeruajtëse mbron të gjithë. Kam përshtypjen se ne mund të rregullojmë nivelin e forcave sipas situatës së sigurisë”.
“Por trupat e KFOR-it duhet të mbeten në Kosovë deri në ditën kur Kosova anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike, NATO. Kjo do të sillte deri te tranzicioni më i butë . Dhe sa kohë që KFOR-i është aty, Kosova është në radarin e NATO-s , që unë mendoj është e rëndësishme për Kosovën që të marrë vëmendjen e kërkuar nga Brukseli”.
Sipas Sheas, prania e KFOR-it i ofron edhe vetë FSK-së mundësi për t’u trajnuar dhe aftësuar edhe më shumë për NATO.
“Prania e KFOR-it në Kosovë i ofron Forcës së Sigurisë së Kosovës mundësi të vlefshme për trajnime, për stërvitje dhe që të arrihet përshtatshmëria aftësuese me NATO.Kjo i bie sikur dikush që është lojtar tenisi dhe ka një trajner të këtij sporti i cili jeton pranë teje. Kjo do ta përshpejtoj integrimin e Kosovës në NATO, gjë të cilën unë e mirëpres”.
“KFOR-i është një detyrë që nuk është e vështirë për NATO-n ta mbaj , në kuptimin e numrit të trupave , harxhimeve, sepse ky Mision ka bërë punë të shkëlqyeshme për ta ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Disa elemente të këtij misionin pra duhet të qëndrojnë derisa Kosova hyn në NATO.

Xhenierët luftarakë të FSK-së përfundojnë me sukses kursin bazik, rriten kapacitetet operacionale
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake
Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit
Mark Burns: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve
Stërvitja shumëkombëshe në Kroaci në shënjestër të dezinformimit serb
Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”
Kurti: Ka frymë konstruktive, por ende pa marrëveshje për institucionet
Kosova me guida të licencuara turistike, synohet rritja e cilësisë së shërbimeve në turizëm
Kurti: Bisedime konstruktive, por nuk kemi arritur diçka me LDK-në
Shqipëria nis fazë të re të integrimit në BE – mbyll kapitujt e parë negociues