Prishtinë 04 shkurt 2026 08:14
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në një njoftim të përcjellë nga portali Sputnjik dhe mediat e shumta në Serbi, përsëri dezinformon duke pretenduar se njohja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ishte një “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare” dhe se Perëndimi përdor “standard të dyfishtë”.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë thekson:
“Një nga simptomat e para të kësaj sëmundjeje ishte njohja e pavarësisë së Kosovës, të cilën e bënë disa vende perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2008.
Kështu u krijua një precedent flagrante i shkeljes së normave dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, para së gjithash të Kartës së OKB-së”, transmeton Sputnjik Serbia.
Analiza e situatës:
Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka vendosur se sistemi i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare nuk përmban ndalim për deklaratat e njëanshme të pavarësisë dhe se vetë deklarata nuk shkel Kartën e Përgjithshme të OKB-së.
Mbi 110 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, kanë njohur Kosovën si një shtet të pavarur.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 deklaroi se njohja e Kosovës nuk është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, çka direkt e mohon pretendimin e Rusisë se Kosova përbën një “precedent të paligjshëm” të Perëndimit.
Para shpalljes së pavarësisë, Kosova ishte nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, pas luftës dhe krizës humanitare të vitit 1999.
Kjo do të thotë se Kosova kishte një regjim të veçantë ndërkombëtarisht ligjor, i ndryshëm nga çështjet territoriale të brendshme të vendeve të tjera.
Ndërsa Moska pretendon se mbron integritetin territorial të shteteve, ajo njoh territore të shkëputura në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe përdor retorikën e vetëvendosjes vetëm kur i leverdis.
Kjo është një tregues se pozicioni rus ndaj Kosovës nuk është një analizë juridike e qëndrueshme, por një qëndrim gjeopolitik.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit