Prishtinë 04 shkurt 2026 08:04
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është nisur drejt Uashingtonit në atë që e cilëson si një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton KosovaPress.
Kamberi thekson se pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act (Akti i Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës), të sponsorizuar nga kongresisti amerikan Keith Self (R–Texas), çështja e Luginës së Preshevës ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, gjatë qëndrimit në Uashington do të zhvillohen angazhime të drejtpërdrejta me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan, në takime ku pritet të formësohet qasja e SHBA-së ndaj Luginës së Preshevës.
“Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act (Akti i Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës), të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara. Në Uashington do të angazhohemi drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikannë takime që formësohet qasja amerikane ndaj Luginës. Mesazhi është i qartë: diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike- është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë”, shkruan Kamberi në Facebook.
Lexo po ashtu
Ai ka shprehur falënderime të veçanta për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joe DioGuardi, organizatën Albanians for America (Shqiptarët për Amerikën), Gino Mulliqin, shqiptarët e Teksasit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe për Qeverinë e Kosovës, për mbështetjen e dhënë në këtë proces të përbashkët avokimi për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Lexo po ashtu

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit