Prishtinë 18 Nëntor 2025. 16:48
Kryediplomati gjerman Johann Wadephul, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjithë diskutimi që ka pasur me të parën e shtetit në Kosovë ishte për sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit.
“Është mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë qofshin anëtare të BE-së apo jo duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë që destabilizimi, dezinformimi dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë. Përpjekjeve për destabilizim iu përgjigjemi me një Evropë të bashkuar. Në këtë kuadër, zgjerimi i BE-së tani është një urgjencë gjeopolitike”, tha ai.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë tha se zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës më 1999 dhe që nga pavarësia në 2008 është një histori suksesi.
Madje, sipas tij, për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile.
Prandaj, sipas tij, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, tha se Kosovës i duhet që sa më shpejt të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda edhe nga jashtë.
“ Votuesit janë duke pritur formimin e saj që prej 8 muajsh. Ata kanë pritje të arsyeshme që këto procese demokratike të marrin një përfundim pozitiv dhe këtu bënë pjesë edhe një qeveri stabile. Ne jemi të bindur se Kosova e ka forcën dhe vullnetin për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, me vendosmëri”, deklaroi ndër të tjera kryediplomati gjerman.
Ai foli edhe për dialogun Kosovë Serbi. Tha se procesi ka ngecur kohët e fundit, por kërkoi zbatim marrëveshjes, derisa Kosovës i kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Marrëveshja e Ohrit që i përmban të gjitha elementet për normalizim duhet të zbatohet shpejt dhe në plotni, këtë e presim nga të dyja palët. Për këtë nevojitet më shumë angazhim si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Për Kosovën kjo nënkupton që përshembull të marr hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi Ëadephul.
Ai tha se dialogu për normalizim është kriteri i tyre për vlerësimin e të dyja qeverive.
Kryediplomati gjerman tha se qëllimi i tyre është i qartë. “Të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE-së , edhe Kosova”, tha ai.

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim