Prishtinë, 2 nëntor 2026 09:38
Sot nis zyrtarisht hetimi parlamentar për zbardhjen e rrethanave që i paraprinë vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.
Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të partive politike, do të mbajë mbledhjen e parë sot, nga ora 11:30. Komisioni kryesohet nga Burim Ramadani.
Përmes këtij procesi synohet të shqyrtohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse, si dhe të identifikohen pengesat eventuale në trajtimin e rastit.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës, nga ish-kunati i saj. Rasti nxiti reagime dhe protesta në disa qytete të Kosovës, me kërkesa për përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të madhe të grave nga dhuna në familje.
Lidhur me këtë rast, 11 zyrtarë policorë janë suspenduar, ndërsa nga detyra janë suspenduar edhe kryeprokurorja dhe prokurorja në Pejë. Ndërkohë, dorëheqje ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona