Prishtinë 18 Nëntor 2025. 12:23
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë ftesën zyrtare për të qenë pjesë e EXPO 2030, që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite nga 1 tetori 2030 deri më 31 mars 2031.
Atë fizikisht ia dorëzoi zëvendësministrit në detyrë, Kreshnik Ahmeti, ambasadori jo-rezident i Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Ghazi Hivzi në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti.
“Pas paraqitjes së suksesshme të institucioneve të Kosovës në EXPO 2025, në Osaka të Japonisë, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti pranoi ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në EXPO 2030. Ftesa u dorëzua nga ambasadori jo-rezident i Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Hivzi. Gjatë takimit, z. Ahmeti konfirmoi interesimin e Kosovës për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje botërore, e cila pritet të mbahet nga 1 tetori 2030 deri më 31 mars 2031”, thotë MPJD-ja.
Ministria e punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se EXPO 2025 në Osaka u vizitua nga 28 milionë njerëz nga mbarë bota, të cilët patën mundësinë të kuptojnë më shumë edhe për Kosovën.
Kjo paraqitje, sipas tyre, u shndërrua në një platformë të jashtëzakonshme për krijimin e marrëdhënieve të reja ekonomike, kulturore, arsimore dhe diplomatike.
“EXPO, në nivel botëror, është një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare, e cila organizohet çdo pesë vite, dhe i kushtohet inovacionit, zhvillimit dhe bashkëpunimit botëror, ku shtetet paraqesin arritjet e tyre dhe krijojnë bashkëpunime për të ardhmen”, thotë MPJD-ja.

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim