Prishtinë 18 Nëntor 2025 16:58
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman ka kërkuar nga kryediplomati gjerman, Johann Wadephul përkrahje për heqjen e masave që BE-ja i ka vendosur qysh në qershorin e vitit 2023.
E para e shtetit pas takimit që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka thënë se heqja e masave është urgjencë e domosdoshme.
“Heqja sa më parë dhe sa më e shpejt e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës të cilat janë në fuqi nga qershori 2023 dhe ndikojnë shumë negativisht në jetën e qytetarëve tanë, është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”, ka deklaruar Osmani.
Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë, por edhe ndaj një dialogu të barabartë dhe të drejtë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Përderisa Kosova mbetet nën masa të vetë BE-së, as dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk mund të konsiderohet i balancuar, parimor apo i barabartë”, tha tutje ajo.
Mbështetjen Gjermanisë, që e quajti si shtetin aleat e historik, Osmani e kërkoi edhe për anëtarësim në BE, NATO e Këshillin e Evropës për çka tha se Kosova synon të hyjë si kontributdhënëse e jo si barrë.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit të saj strategjik, anëtarësimi në NATO, BE në Këshillin e Evropës dhe në çdo organizatë ndërkombëtare që forcon pozitën ndërkombëtare të vendit tonë, sepse si shtet gjithnjë kemi mbrojtur vlerat mbi të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë këto organizata. Në gjithë këta mekanizma ndërkombëtare ne synojmë të hyjmë si kontributdhënës, jo si barrë. Në këtë rrugëtim, Kosova ka nevojë për mbështetjen e vendosur të Gjermaninë, prandaj heqja sa më parë dhe sa më e shpejt e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës të cilat janë në fuqi nga qershori 2023 dhe ndikojnë shumë negativisht në jetën e qytetarëve tanë, është një urgjencë e domosdoshme për ç’gjë shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë” , deklaroi ajo.
E para e shtetit i tha Bashkimi Evropian mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj tha se shpreson që aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet në Komisionin Evropian me qëllim që t’i hapet rruga zyrtarisht drejt anëtarësimit final.
“Vizita juaj në Kosovë si stacioni i radhës në udhëtimin tuaj në Ballkanin Perëndimor është një dëshmi e qasjes tuaj dhe qeverisë së udhëhequr nga kancelari Merz se Bashkimi Evropian mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Ky vizon strategjik është i një rëndësie historike si për rajonin tonë, ashtu edhe për paqen në gjithë kontinentin evropian. Republika Federale e Gjermanisë ka qenë dhe do të mbetet një aleat historik dhe tradicional i popullit të Kosovës. Ka qëndruar me ne në momentet më të vështira në arritjen e lirisë dhe pavarësisë, në rindërtim, shtetndërtim dhe konsolidim. Prandaj populli i Kosovës e sheh Gjermaninë si mikun më të afërt dhe aleatin më të besueshëm në kontinentin evropian”, deklaroi presidentja Osmani.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes