Beograd, 23 shtator 2025
Inxhinieri i ndërtimit Danijel Dašić ka deklaruar se Institucioni Shtetëror i Revizionit, gjatë kontrollit të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, ka konstatuar se kjo ministri, gjatë mandatit të Goran Vesiqit, ka shpenzuar 217.000 euro për pikturimin e muralit “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”. Porositësi ka qenë Bordi Ekzekutiv i SNS-it.
“Besoni apo jo! Institucioni Shtetëror i Revizionit, gjatë kontrollit të ministrisë së Vesiqit për ndërtimtari në vitin 2024, ka gjetur një zë buxhetor ‘Pikturimi i hapësirave publike’ në vlerë prej 217.000 eurosh,” ka shkruar Dašiq në rrjetin social X.
Ai më tej shtoi:
“Bëhet fjalë për grafitet ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’, të cilat janë bërë anembanë Serbisë dhe përtej saj. Janë paguar nga ministria. Porositësi ishte bordi ekzekutiv i SNS. Kryerësit – të panjohur. Fatura – nuk ka.”
Ai shtoi se Institucioni i Revizionit ka vepruar sipas ligjit dhe i ka shqiptuar një gjobë Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës për shpenzimin e palejuar të mjeteve buxhetore në shumën prej 109.000 dinarësh.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari