Mitrovicë, 2 nëntor 2026 06:53
Katër armë zjarri janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti në të Zubin Potokut. Për rastin janë shoqëruar dhe intervistuar dy persona
Sipas Policisë, rasti është regjistruar më 1 nëntor, rreth orës 16:15, kur zyrtarët e Stacionit Policor në Zubin Potok kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore.
Në automjet ndodheshin drejtuesi A.B., i lindur në vitin 1993, dhe pasagjeri I.M., i lindur në vitin 1973.
Gjatë kontrollit, drejtuesi ka deklaruar se posedonte armë, duke thënë se ato i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar automjeti.
Policia ka kontrolluar automjetin dhe ka gjetur katër armë zjarri, përfshirë një AK-47 dhe tri armë të tipit M-48, të cilat janë sekuestruar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë kontrolluar edhe adresat e banimit të dy të dyshuarve në Mitrovicë të Jugut, por gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm.
Të dyshuarit janë intervistuar në lidhje me rastin dhe, pas urdhrit të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin armë apo mjete të tjera të kundërligjshme, të mos i prekin dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në numrin emergjent 192.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?