Prishtinë, 23 shtator 2025
Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për “Fox News” ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i suksesshëm në parandalimin e konflikteve dhe tha se këtë e bëri edhe në rastin e Kosovës.
Ajo ka përmendur edhe aty rastin që në maj ka pasur një përpjekje nga Serbia, por që është parandaluar.
“Ballkani ishte historia numër një dhe konflikti numër një në Europë. Dhe pothuajse pati një konflikt përsëri në qershor me Serbinë, apo jo?”, e ka pyetur gazetari i “Fox News”-i, Osmanin.
“Pra, siç e dini, ne kemi një fqinj që i pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here. Serbia, në të kaluarën, shkaktoi një numër konfliktesh në Ballkanin Perëndimor, sepse udhëhiqej nga Kasapi i Ballkanit, nga Millosheviqi… Por çështja është se atje ende ka njerëz në udhëheqjen e Serbisë të cilët pëlqejnë të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, ndërkohë që ne duam të shohim drejt së ardhmes. Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes, për ta ruajtur paqen dhe për të shpëtuar jetë”, ka thënë Osmani.
“Pra, ne kemi pasur një numër tensionesh në vitet e fundit. Për shembull, në shtator 2023 pati një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Ne arritëm ta zmbrapsim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në majin e kaluar, padyshim, pati një tjetër përpjekje tensioni, nëse mund ta quaj kështu. Dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që këto të përshkallëzohen. Thjesht duke u përpjekur të jenë një hap përpara”, ka thënë Osmani, duke shtuar se parandalimi ka qenë çelësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Presidenti gjithmonë ka qenë një udhëheqës që flet me qartësi, forcë dhe bindje. Ndërsa ai del sot në skenë në Kombet e Bashkuara, ne presim një mesazh të fortë të paqes përmes forcës, që ka dhënë rezultate në pjesën tonë të Europës. Sepse ky është i vetmi mesazh që autokratët dhe liderët e çmendur anembanë botës, të cilët duan të vrasin dhe të shkaktojnë vuajtje, e kuptojnë. Dhe presidenti Trump, siç thashë, ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe në parandalimin e luftërave të tjera. Thjesht imagjinoni, e dini, ne jemi një vend ku çdo brez para fëmijëve tanë është dashur të kalojë nëpër një luftë. Gjyshërve tanë i është dashur të kalojnë nëpër një luftë. Prindërve tanë, neve vetë na është dashur kalojmë nëpër një luftë gjenocidale. Dhe fëmijët tanë tani mund të shkojnë në shtrat pa zhurmën e armëve dhe pa frikën që ne e kishim kur u rritëm si fëmijë të luftës, falë udhëheqjes amerikane”, ka thënë Osmani.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari