Ranillug, 23 shtator 2025
Ivan Petroviq, kandidat për kryetar të komunës së Ranillugut nga Lëvizja Popullore Serbe, ka vendosur të nisë një grevë urie pasi iu dorëzua vendimi për shkarkim nga përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ajo që e bën situatën më të rëndësishme është se vendimi për shkarkim, sipas tij, është lëshuar nga institucione ilegale, përkatësisht paralele, të cilat ende funksionojnë dhe ushtrojnë presion ndaj kundërshtarëve politikë.
Petroviq pretendon se shkarkimi është politikisht i motivuar dhe përbën vazhdim të presioneve dhe diskriminimit ndaj të gjithë atyre që nuk përshtaten me politikën e Listës Serbe. Sipas tij, ky veprim ka për qëllim të dekurajojë qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik në zgjedhjet e ardhshme.
“Kjo nuk është vetëm një betejë për vendin tim të punës, por një betejë për lirinë dhe dinjitetin e të gjithë atyre që duan ndryshime. Nuk do të tërhiqem, sepse e vërteta dhe drejtësia duhet të fitojnë”, ka deklaruar Petroviq për portalin “VERITASINFO”.

Ai e ka nisur grevën e urisë përpara memorialit në qendër të Ranillugut, ku po merr mbështetje nga anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Popullore Serbe, si dhe nga disa qytetarë.
Së bashku me të, është shkarkuar edhe kandidati i partisë së Nenad Rashiqit për komunën e Ranillugut, Ivan Ristiq, i cili i është bashkuar grevës së urisë.
Nenad Rashiq ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do t’i vizitojë Petroviqin dhe Ristiqin për t’iu ofruar mbështetje të plotë.
Petroviq ka theksuar se do të qëndrojë në grevë derisa, siç ka thënë ai, të ndalet ndjekja politike dhe qytetarëve t’u mundësohet e drejta për zgjedhje pa shantazhe dhe presione.
Insticuionet paralele serbe në Kosovë kontrollohen nga Lista Serbe, me mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiç.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari