Prishtinë, 22 tetor 2026 07:07
Kosova dhe Hungaria kanë konkretizuar bashkëpunimin në fushën e bibliotekave përmes nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare Széchényi të Hungarisë.
Memorandumi synon forcimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta kulturore, shkëmbimit të stafit dhe trajnimeve profesionale, me fokus të veçantë në fushën e digjitalizimit.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova-Gaxha, dhe drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare Széchényi, Judit Gerencsér.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast morën pjesë edhe sekretari i Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Bislim Bislimi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë.
Sipas njoftimit, bashkëpunimi është mundësuar falë angazhimit të ambasadorit të Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, i cili ka mbështetur realizimin e kësaj iniciative dhe vizitën e delegacionit.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Kosovës u njohën me punën e Bibliotekës Kombëtare Széchényi, shërbimet për përdoruesit, proceset e digjitalizimit dhe praktikat për ruajtjen e koleksioneve bibliotekare.
Nënshkrimi i memorandumit synon të krijojë mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale, si dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë
Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Daçiqit, kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë