Gjilan, 1 nëntor 2026 15:25
Dy persona, një burrë i lindur në vitin 1999 dhe një foshnjë, janë gjetur pa shenja jete të dielën në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 08:47, pas pranimit të informacionit për dy trupa të pajetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. Policia ka arrestuar babanë e viktimës, 65-vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Policia dhe Prokuroria po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë