Prishtinë, 10 shtator 2025
Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu ka thënë Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë për asnjërin nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar.
Haxhiu ka thënë se “Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik”. Ajo ka thënë se askush s’ka të drejtën e vetos mbi organet e Kosovës.
“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor a shoqëror nuk e ka të drejtë ne vetos mbi organet tona që konstatojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta”, ka thënë ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se Kushtetuta e Kosovës qëllimisht ka shmangur të drejtën e vetos për deputetët e komuniteteve që të garantojë funksionalitetin e institucioneve.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje ka kërkuar që Kushtetuesja të hedhë poshtë kërkesën e Listës Serbe. E ka cilësuar të papranueshme masën e përkohshme që e ka vënë kjo gjykatë mbi këtë kërkesë.
Për Listën Serbe ajo ka thënë se është kërcënim direkt për stabilitetin dhe demokracinë e Kosovës.
Të premten e javës që shkoi Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ka ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ka ndaluar zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Masa është vendosur në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe. Në fund të gushtit Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin dhe katër nga pesë nënkryetarët, duke ndarë votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. Votat e mjaftueshme nuk i ka marrë asnjë nga deputetët e komunitetit serb për nënkryetar të Kuvendit e kryetari i ri Dimal Basha e ka shpallur institucionin të konstituuar. Pas këtij vendimi subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, Lista Serbe, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se me vendimin e Bashës është shkelur Kushtetuta me ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet pakicë.

Përralla serbe për Kosovën
Vuçiqin e mbron Radoiçiqi nga protestuesit, ka frikë se i ndodhë sikurse Millosheviqit
Qeveria miraton vendimin për hapjen e Fondit të Konfiskimit
Vuçiç e vë xhandarmërinë serbe në shërbim të Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit
Kurti takon Daniel Serwerin, bisedojnë për integrimet euroatlantike
Milan Radojçiq shfaqet në tubimin në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit në Beograd
Trepça ruan ritmin e prodhimit, mijëra tonë koncentrat drejt tregjeve të huaja
Arsyetimi i Trupit Gjykues për shtyerjen e vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shumë prova, procesi kompleks
Kosova sot kujton 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut