Prishtinë, 10 shtator 2025
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muçaj, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, Gilad Shadmon, i shoqëruar nga Ambasadorja jo-rezidente e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
MPJD-ja, thotë se gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të cilat karakterizohen nga partneritet i qëndrueshëm dhe bashkëpunim i frytshëm në fusha të shumta.
“ Palët diskutuan për mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e inovacionit, sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të burimeve ujore si fusha strategjike për zhvillimin e përbashkët. Sekretari Muçaj vlerësoi lart iniciativat e Izraelit që tashmë kanë dhënë rezultate konkrete, si programet e bursave, seminarët e specializuara, projektet për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe përpjekjet për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve të dy vendeve. Ai theksoi se këto iniciativa jo vetëm që afrojnë Kosovën dhe Izraelin, por gjithashtu kontribuojnë në rritjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve”, thuhet në njoftim.
Tutje, MPJD-ja ka treguar se bashkë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për edukimin mbi ndryshimet klimatike, mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Izraelit.
“Ky memorandum synon ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në këtë fushë. Po ashtu, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të zgjeruar partneritetin përtej klimës dhe edukimit, duke eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në: Tregti dhe Investime, me theks të veçantë në teknologji, inovacion dhe ekosistemet e start-up-ve, ku Kosova dhe Izraeli kanë potencial të madh zhvillimi, në Siguri Kibernetike, si dhe në Bujqësi dhe Menaxhim të Ujit, duke u mbështetur në përvojën botërore të Izraelit dhe në nevojat zhvillimore të Kosovës”, thotë MPJD-ja
Sipas kësaj ministrie, ky takim shënon një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, duke vendosur bazat për projekte konkrete që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin e dy vendeve.

Avancimi i Shqipërisë dhe presidenca irlandeze rrisin pritjet e Kosovës për statusin kandidat në BE
Beshlin: Rusia nuk do të ketë fuqi të merret me Ballkanin në dekadat e ardhshme
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën
PE i kërkon Serbisë normalizim të mardhënieve me Kosovën
Fetoshi: Reagimet ndaj vizitës së Begajt në Luginë janë përpjekje për të relativizuar projektin e “Botës Serbe”
Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja
Trendi pozitiv i Trustit, Kurti: U arrit kthim rekord prej 312 milionë eurosh
Maqedonci: Katër pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza
QKUK nis hetim administrativ për rastin në Pediatri, suspendohen përkohësisht disa punëtorë
599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM