Prishtinë, 10 shtator 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se një ekip po realizon përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patroll” në Uells. “Gara “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, po afron, ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje që për vite me radhë FSK është pjesë e saj dhe ka treguar rezultate, ekipit tone në përgatitje i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm si ato që do të jenë gjatë realizimit të garës.”
FSK thotë se pjesëmarrja në këtë ushtrim rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere.
“Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve tanë.”

Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare
Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian