Prishtinë, 09 shtator 2025
Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka reaguar pas raportimit se dy spiunë kanë ikur nga arresti shtëpiak në Serbi, për çka ka thënë se ata janë larguar sipas planit të presidentëve Aleksandër Vuçiq dhe Xi Jinping, shkruan KosovaPress.
Kinezi Cuj Guanghaj dhe britaniku Xhon Miler, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, kanë ikur nga arresti shtëpiak në Beograd pasi hoqën byzylykët elektronikë.
“Spiunët kinezë që u arrestuan në Serbi me kërkesë të SHBA-së u nxorën nga vendi nga agjentët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), sipas një marrëveshjeje të mëparshme mes Aleksandar Vuçiq dhe Xi Jinping”, ka shkruar Stojkoviq në X.
Sipas tij, shërbimet e sigurisë së Serbisë kanë organizuar largimin e tyre nga Serbia.
“Para kësaj, Cuj Guanghaj dhe John Miller, edhe pse të arrestuar me urdhër arresti ndërkombëtar dhe me kërkesë për ekstradim, në vend që të mbaheshin në paraburgim – u vendosën në arrest shtëpiak – një precedent deri atëherë krejtësisht i panjohur në sistemin gjyqësor. Sepse, sigurisht, spiunët për të cilët një shtet tjetër kërkon ekstradimin – do të arratisen nga arresti shtëpiak”, ka shkruar tutje ai.

Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi