Prishtinë, 09 shtator 2025
Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë identifikuar autorët e grafiteve në këtë qytet. “Nga Stacioni Policor në Bujanoc më konfirmuan se është arritur të identifikohen autorët e grafiteve me emrin e të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq”, ka thënë Pajaziti në Facebook.
“Bëhet fjalë për tre persona: D.I, S.I dhe N.S, me dosje dhe aktivitete të dyshimta”.
Pajaziti tha se ndaj tyre tashmë ëshët iniciuar procedurë penale, dhe tregoi se si erdhi deri te identifikimi i tyre.
“U njoftova poashtu se ndaj tyre tashmë është inicuar procedurë penale ‘për dëmtim të pronës publike dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike…’.
“Dua të njoftoj opinionin se deri tek identifikimi i autorëve erdhi pas bashkëpunimit të komunës me policinë lokale”.
“Më saktësisht, rezultati kulmoi pas një video mesazhi që më kishte dërguar një qytetar”.
“Më pas reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për këtë meriton falenderime”.
“Po ashtu falenderime për qytetarin i cili paraqet shembullin se si duhet bashkëpunuar me institucionet për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë neve”.

Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut
Kamberi kritikon Vuçiqin për gjuhën antishqiptare: “A është fyerja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në BIA?”
Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve
Palatova: Duam ta shohim Kosovën dhe Ukrainën duke zënë vendin e tyre në Bashkimin Evropian
Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit