29 gusht, 2025
Bashkimi Evropian ka bërë disbursimin e fundit të fondeve në kuadër të programit IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike në Kosovë, duke qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të saj.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, në gusht të këtij viti janë realizuar dy pagesat e fundit të Kontratës së Reformës Sektoriale IPA 2016, me një vlerë totale prej 6.87 milionë eurosh. Në këtë mënyrë, përmbyllet buxheti i përgjithshëm prej 22 milionë eurosh i dedikuar për këtë kontratë.
Mbështetja e BE-së ka për synim t’i ndihmojë autoritetet qendrore të Kosovës që të forcojnë planifikimin e politikave dhe legjislacionit, të avancojnë llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin në administratë, si dhe të rrisin profesionalizmin dhe depolitizimin e shërbimit civil. Po ashtu, kjo përkrahje pritet të ndikojë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në vend.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia