Prishtinë, 3 nëntor 2026 07:10
Qeveria e Kosovës ka paraparë 908 milionë euro financim direkt për komunat në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2027.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të projektbuxhetit ka deklaruar se kjo paraqet një buxhet rekord për komunat e Kosovës.
Sipas tij, rritja e mjeteve për nivelin lokal vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare.
“908 milionë euro do të shkojnë si financim direkt për komunat. Ky është buxhet rekord edhe për komunat e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Projektbuxheti për vitin 2027, në vlerë totale prej 4.27 miliardë eurosh, është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti bazë i këtij viti.
Projektligji për ndarjet buxhetore pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe votim.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind