29 gusht, 2025
Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile ka zhvilluar një trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes. Aktiviteti është mbajtur në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman, Vlorë.
Sipas FSK-së, synimi i këtij trajnimi ishte ruajtja dhe avancimi i aftësive profesionale në fushën e zhytjes në kushte të ndryshme operative, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira mes pjesëtarëve të dy forcave ushtarake.
Ky aktivitet i përbashkët, sipas FSK-së, dëshmon rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për ngritjen e kapaciteteve specialistike në realizimin e operacioneve ujore me standarde të larta ndërkombëtare.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind