29 gusht, 2025
Ekipi i shoqatës ndërkombëtare nga Sllovakia “TransKarpatia”, e cila merret me analiza të rrethanave shoqërore dhe politike në Evropën Qendrore dhe Juglindore, javën e kaluar qëndroi për vizitë në Kosovë. Kjo ishte vizita e tyre e parë në rajon, ndërsa për portalin tonë ndanë përshtypjet dhe vërejtjet e tyre.
Gjatë turneut rajonal, ata vizituan edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, por siç theksojnë, Kosova u ka bërë më shumë përshtypje.
Siç thanë ata, Kosova i priti me shumë kontraste – nga infrastruktura moderne në zonat urbane, deri te problemet e dukshme në vendbanimet më të vogla. Vëmendje të veçantë i kushtuan veriut të vendit, ku zhvilluan biseda me popullsinë lokale, përfaqësues të institucioneve, por edhe me të rinjtë.
“Ajo që na befasoi më së shumti ishte energjia e të rinjve. Përkundër tensioneve politike, ata dëshirojnë të qëndrojnë këtu dhe të ndërtojnë jetën e tyre. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, thanë anëtarët e ekipit.
Ata theksuan gjithashtu se janë të pranishme vështirësi të shumta, nga pasiguria ekonomike deri te paqëndrueshmëria politike, por se rajoni ka potencial, sidomos në fushën e turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
“Për shumëkënd, Kosova ende mbetet e panjohur. Qëllimi ynë është t’i afrojmë realitetet nga terreni opinionit më të gjerë evropian, pa stereotipe dhe paragjykime”, u shprehën nga “TransKarpatia”.
Siç paralajmërojnë, së shpejti do të publikojnë edhe një raport të veçantë për Kosovën, me fokus në jetën e përditshme të njerëzve dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen.

Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Takohen Kurti e Hamza