Prishtinë, 4 nëntor 2026
Pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se në ditët në vijim priten identifikime të tjera.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se, bazuar në raportet e reja të ADN-së dhe vlerësimin e antropologut mjekoligjor, janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazlija dhe Ali (Islam) Haliti, të cilët i përkasin rastit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.
Mbetjet mortore të tyre ishin zhvarrosur nga varret masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Pas pranimit të raporteve nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Komisioni Qeveritar, së bashku me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka zhvilluar takime me familjarët për t’i njoftuar zyrtarisht për identifikimet.
Këto tri identifikime vijnë disa javë pas konfirmimit të identitetit të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mëziut, po ashtu pjesë e rastit “Grupi i Intelektualëve”.
Komisioni Qeveritar ka bërë të ditur se procesi i identifikimit do të vazhdojë dhe se në ditët në vijim priten rezultate të tjera, ndërsa familjet përkatëse do të njoftohen fillimisht, para se informacionet të bëhen publike.
Institucionet përgjegjëse kanë ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante