Zveçan, 24 gusht 2025
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka konfirmuar se fshirja e muralit të kryekriminelit Ratko Mlladiq është realizuar me iniciativë të tij dhe jo si veprim i qeverisë në detyrë. Pamjet e para të kësaj ndërhyrjeje u publikuan nga ministri në detyrë, Elbert Krasniqi.
“Kjo nuk ka qenë ide apo bisedë me qeverinë. Kjo ka qenë kërkesë e shumicës së qytetarëve që nga fillimi i mandatit tim, për mbulimin e mbishkrimeve dhe fotografive të Mlladiqit në territorin e Zveçanit”, deklaroi Peci në emisionin “Info Magazine”.
Ai shtoi se ka ekzistuar pakënaqësi e gjerë nga të gjitha komunitetet për praninë e këtyre simboleve politike, të cilat sipas tij, nuk janë të duhura për qytetarët. Peci nënvizoi se procesi i heqjes së tyre është duke vazhduar dhe po zhvillohet sipas planit.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin