Preshevë, 24 Gusht 2025
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar për aktivizimin e një platforme të re për raportimin e rasteve të pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës.
“Për ta ndalur këtë proces dhe për të zbutur pasojat e tij të dëmshme, duhet që çdo ditë, me angazhimin tonë të përditshëm, të sensibilizojmë opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Që angazhimi ynë për ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje të jetë i suksesshëm, është i domosdoshëm bashkëpunimi i çdo qytetari të prekur nga ky proces. Prandaj, për raportimin e rasteve apo marrjen e këshillave juridike, qytetarët mund t’i drejtohen platformës së hapur enkas për këtë qëllim nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë: www.pasivizimi.com”, ka shkruar ai në Facebook.
Kamberi ka theksuar se krijimi i kushteve të barabarta për jetë, përmes përfaqësimit të drejtë dhe proporcional në institucionet publike e shtetërore, ka qenë një nga parimet bazë të tri marrëveshjeve të nënshkruara, të cilat megjithatë nuk janë respektuar nga qeveria e Serbisë.
“Skenari i këtij procesi është tentativa që përmes pasivizimit selektiv të adresave të shqiptarëve, të krijohet një pasqyrë e rreme e strukturës demografike, e cila nuk përkon me gjendjen reale në terren. Pasivizimi i adresave sjell humbjen e shumë të drejtave civile, përfshirë edhe të drejtën e votës”, ka shkruar Kamberi.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind