24 gusht, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Evropian të mbajtur në Austri, ku diskutoi mbi të ardhmen e Kosovës, zhvillimet gjeopolitike që prekin vendin dhe perspektivën e Bashkimit Evropian.
Ajo theksoi se një nga prioritetet strategjike mbetet anëtarësimi në NATO, duke theksuar se sa më shumë shtete të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Aleancës, aq më të sigurta do të jenë territoret e tyre. Osmani shtoi se Kosova jo vetëm do të përfitonte nga kjo anëtarësi, por edhe do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, si në aspektin e armatimit, ashtu edhe në përgatitjen e ushtarëve tanë. Për vendet që ende përballen me sfida sigurie, është thelbësore që brezat e rinj të edukohen se liria dhe demokracia nuk janë të dhëna, por vlera për të cilat duhet të luftohet”, deklaroi Osmani.
Në fjalën e saj, Presidentja rikujtoi gjithashtu luftën e fundit në Kosovë dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë në ndalimin e gjenocidit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante