Prishtinë, 21 Gusht 2025
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka bërë të ditur se protesta kundër Gjykatës Speciale, e cila më 7 gusht u mbajt në Prishtinë, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, këtë herë nën organizimin e diasporës shqiptare.
“Me mundësitë tona nuk kemi mundësi me i organizu autobusët, por një gjë ju garantoj, mbi 200 veta veç sot janë lajmëruar që kanë organizime vet për me shku drejt Hagës. Sa i përket prej Kosovës, dmth nuk mundemi me organizu autobusë”, u shpreh ai në një konferencë për media.
Ndërsa, një nga organizatorët e protestës në diasporë, Fatmir Koci, tregoi se mobilizimi jashtë vendit po zhvillohet në mënyrë të strukturuar dhe me interesim të madh.
“Sa i përket diasporës, organizimi do të jetë shumë i mirë dhe në çdo qytet do të ketë autobusë për me marr pjesë sa më masovikisht. Interesimi është jashtëzakonisht i madh”, tha Koci.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia