Prishtinë, 21 Gusht 2025
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ të Spitaleve të Përgjithshme në nivel vendi.
“FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, thuhet në njoftim.
Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja ka konstatuar se paragrafi 1 i nenit 11 (organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit nr.01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes vendimit nr.29/180 të Qeverisë së Kosovës, të datës 27 dhjetor 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 dhe paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vendimi argumenton se Ligji për Shëndetin Mendor përcakton qartë që kujdesi mendor duhet të ofrohet në nivel të dytë përmes spitaleve të përgjithshme — që në fakt është përjashtuar në listën e shërbimeve të Statutit.
Kushtetuesja urdhëroi që ky paragraf të ndryshohet dhe deri atëherë, shërbimet e kujdesit mendor të ofrohen sipas ligjit aktual.


Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon