Prishtinë, 21 gusht 2025
Buxheti i komunave për vitin fiskal 2026 do të arrijë në 867.6 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Sipas krahasimit me vitin e kaluar, kemi një rritje të ndjeshme, ndërsa në raport me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka theksuar se për vitin 2026 është marrë si bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, i cili ka treguar ulje të numrit të banorëve në disa komuna.
“Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komunë të mos ketë buxhet më të ulët dhe të marrë të paktën nivelin e vitit 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të popullsisë. Qeveria për komunat!”, ka deklaruar Murati.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante