20 gusht 2025
Një autobus me udhëtarë nga Kosova është përfshirë në një aksident të rëndë në Gjermani, ku si pasojë janë lënduar 30 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, në autostradën që lidh drejtimin e Rosenheim me Mynihun, ku autobusi me rreth 50 pasagjerë është përplasur me një kamion që transportonte perime. Autostrada u mbyll për rreth dy orë.
“Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha,” raportoi portali gjerman Rosenheim24.
Policia gjermane ka konfirmuar se 30 persona janë plagosur. Dy prej tyre janë shtruar menjëherë në spital, ndërsa katër të tjerë u transferuan në klinika të tjera për vlerësim të mëtejshëm.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia