Prishtinë, 20 Gusht 2025
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Mentor Hyseni, ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët e të gjitha drejtorive rajonale të institucionit, ku u diskutua rreth sfidave kryesore me të cilat përballen drejtoritë rajonale dhe progresit në realizimin e objektivave institucionale.
Gjatë takimit, drejtori Hyseni theksoi se ATK-ja do të ketë në fokus shërbimin dhe edukimin e tatimpaguesve duke e parë edukimin tatimor si prioritet kryesor. Ai nënvizoi se misioni i institucionit nuk është ndëshkimi, por ofrimi i udhëzimeve dhe mbështetjes së nevojshme për tatimpaguesit, në mënyrë që secili të ketë mundësi të përmbushë detyrimet ligjore në mënyrë të drejtë dhe të lehtë.
“Administrata Tatimore e Kosovës synon të jetë një institucion bashkëpunues, që ofron shërbime efikase dhe transparente për qytetarët dhe bizneset”, tha Hyseni duke shtuar se roli i drejtorive rajonale është thelbësor për arritjen e këtij vizioni.
Këto takime, sipas tij, kontribuojnë në krijimin e një administrate të unifikuar dhe bashkëpunuese duke rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për tatimpaguesit në mbarë vendin.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante