Prishtinë, 20 Gusht 2025
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se më 25 gusht 2025 do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky konkurs ofron mundësinë e studimeve për oficer, me qëllim të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të gjeneratave të reja që do t’i shërbejnë FSK-së dhe vendit.
Kushtet e konkursit janë publikuar më 12 gusht 2025 dhe mund të lexohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net/Page/16
“Për më shumë informata, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi