Ukrainë, 09 Gusht 2025
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me tone të forta pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet të premten në Alaskë për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një deklaratë publike, Zelensky ritheksoi qëndrimin e palëkundur të Kievit:
“Ukraina nuk do t’i japë tokë pushtuesit. Çdo marrëveshje pa përfshirjen e Ukrainës është e papranueshme dhe e destinuar të dështojë.”
Ai shtoi se nuk ka asnjë skenar ku Rusia shpërblehet për agresionin e saj, duke theksuar se populli ukrainas meriton paqe të drejtë.
“Përgjigja për çështjen territoriale është në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do të devijojë nga kjo – dhe askush nuk do të mundet. Ukrainasit nuk do t’ia falin tokën pushtuesit.”
Zelensky tha se është i gatshëm për negociata të vërteta, por vetëm nëse ato zhvillohen me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe duke respektuar plotësisht sovranitetin e saj.
“Ukraina është gati për vendime reale që sjellin paqe. Por çdo vendim pa Ukrainën është një vendim kundër paqes – një vendim i vdekur që nuk do të sjellë asgjë.”
Deklarata e tij vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, teksa takimi Trump–Putin pritet të tërheqë vëmendjen e botës. Përjashtimi i Ukrainës nga tavolina e bisedimeve ka ngjallur shqetësime për legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë e çdo marrëveshjeje të mundshme.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit