Beograd, 07 Gusht 2025
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë i është adresuar Kroacisë përmes një paraqitjeje televizive një ditë më parë në “TV Prva”. Ai ka komentuar shënimin e 30-vjetorit të operacionit ushtarak “Stuhia” dhe koncertin e Marko Perkoviq-Thompsonit në Sinj.
“Të sjellësh 300 mijë njerëz në një koncert që feston nazizmin në formën e tij më të keqe, siç ishin ushtashët. Nuk ka formë më të keqe të nazizmit. Nuk ekziston në Evropë. Do të duhen vite për të përgatitur opinionin publik, vite të trajnimit që njerëzit ta pranojnë, vite të tëra që fëmijët e rritur të bëhen të tillë”, ka thënë ai teksa ka komentuar fëmijët në koncertin e Perkoviqit.
Pas kësaj, mediumi kroat “index.hr” ia ka kujtuar Vuçiqit të kaluarën dhe veprat e tij si president i Serbisë.
Ia ka përmendur rehatimin e çetnikëve dhe udhëheqësit të tyre Drazha Mihailoviq. Vuçiqit i është kujtuar po ashtu se ka qenë një prej propaganduesve më të mëdhenj të “Serbisë së Madhe”. Aty nuk ka munguar edhe fjalia e tij më e bujshme gjatë kohërave të luftës në ish-Jugosllavi se “për çdo serb të vrarë, do të vriten 100 myslimanë”.
Vuçiqit i është kujtuar edhe paraqitja në Glinë më 1995, kur pati lavdëruar lëvizjen “anti-ushtashe” dhe ishte zotuar se ky rajon “s’do të jetë më kurrë kroat”.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit