Prishtinë, 23 nëntor 2026 11:47
Mbi 5 mijë persona të privuar nga liria janë përfshirë në programe edukative, profesionale dhe rehabilituese në institucionet korrektuese të Kosovës, ndërsa rreth 600 raste të kontrabandës janë parandaluar dhe zbuluar.
Këto të dhëna i ka bërë të ditura drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, gjatë ceremonisë së shënimit të 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Dibrani ka theksuar se gjatë viteve të fundit Shërbimi Korrektues ka shënuar përparim në disa fusha, përfshirë avancimin e kornizës ligjore, modernizimin e infrastrukturës, investimet në teknologji dhe ngritjen profesionale të stafit.
Sipas tij, janë miratuar rreth 30 akte nënligjore, janë trajnuar qindra zyrtarë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa institucionit i janë bashkuar mbi 400 zyrtarë të rinj.
Ai ka bërë të ditur se janë nënshkruar edhe dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi me organizata të shoqërisë civile, me qëllim të krijimit të mundësive për aftësimin profesional të personave të privuar nga liria dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri.
“Këto nuk janë vetëm statistika; janë njerëz që kanë fituar një profesion, një mundësi të re dhe një arsye më shumë për t’u kthyer si persona të dobishëm në shoqëri”, ka deklaruar Dibrani.
Ai ka veçuar edhe sukseset ndërkombëtare të institucionit, duke kujtuar se në vitin 2025 Shërbimi Korrektues i Kosovës është nderuar me çmimin ndërkombëtar të ekselencës nga ICPA, duke u renditur i pari në botë në kategorinë e kujdesit shëndetësor dhe rehabilitimit.
Ndërkaq, në vitin 2026, një tjetër iniciativë e ShKK-së është përzgjedhur në mesin e pesë iniciativave më të mira në Evropë.
Duke folur për sfidat me të cilat përballet institucioni, Dibrani ka theksuar nevojën për investime të mëtejshme, modernizim dhe zhvillim profesional të stafit.
“Për 27 vjet, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dëshmuar se është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një shteti të fortë, të drejtë dhe demokratik”, ka përfunduar ai.

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Lista Serbe shtyn formimin e një komiteti për komunitetet pakicë
Dorëshkrimet e Gustav Majerit, dëshmi për lashtësinë dhe veçantinë e gjuhës shqipe