Prishtinë, 14 nëntor 2026 07:03
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar përparim në modernizimin e armatimit, edukimin ushtarak dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, ndërsa anëtarësimi i Kosovës në NATO vazhdon të mbetet një nga synimet kryesore strategjike të vendit.
Përparimi i FSK-së në përafrimin me standardet e Aleancës Veri-Atlantike është vlerësuar edhe nga anëtarë të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Qeriqi, ka deklaruar se FSK-ja dhe pjesëtarët e saj kanë kaluar testet e nevojshme sa i përket edukimit ushtarak dhe pajisjes me armatim sipas standardeve të NATO-s.
Sipas tij, edhe procesi i zhvillimit të Forcës është duke ecur në drejtim të integrimit euroatlantik.
Nga ana tjetër, anëtari i këtij komisioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka theksuar se përparimi i FSK-së nuk nënkupton automatikisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai ka rikujtuar se NATO-ja është organizatë politiko-ushtarake dhe se procesi i anëtarësimit nuk varet vetëm nga kapacitetet e ushtrisë, por edhe nga vendimmarrja dhe mbështetja politike e shteteve anëtare.
Ndërkohë, synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO e ka rikonfirmuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë bashkëbisedimit me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.
Kurti ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuonte në paqen dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.
Përveç modernizimit të armatimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, FSK-ja ka zgjeruar edhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare të sigurisë dhe paqeruajtjes.
Megjithatë, përderisa zhvillimi i FSK-së dhe përafrimi me standardet e NATO-s përbëjnë pjesën ushtarake të këtij procesi, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit mbetet e lidhur ngushtë edhe me mbështetjen politike të vendeve anëtare të Aleancës.

Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
FSK-ja kalon testet ushtarake, anëtarësimi në NATO kërkon edhe mbështetje politike
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë