Prishtinë, 12 tetor 2026 19:31
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor 2026, aktgjykimin e shkallës së parë në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit të gjykatës, seanca për shpalljen e aktgjykimit do të mbahet në orën 10:00, ndërsa vendimi është caktuar nga gjyqtari i vetëm i çështjes, Charles L. Gosnell.
Përveç Thaçit, në këtë rast janë të akuzuar edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.
Prokuroria e Specializuar, gjatë deklaratave përmbyllëse në shtator, kërkoi që Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim, ndërsa për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun kërkoi nga tri vjet burgim për secilin. Për Hajredin Kuçin, Prokuroria kërkoi nëntë muaj burgim.
Rasti lidhet me pretendimet për përpjekje për të ndikuar në dëshmitarë dhe për pengim të administrimit të drejtësisë. Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2023, Thaçi dyshohet se nga paraburgimi në Hagë u kishte përcjellë vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët në rastin e tij për krime lufte dhe udhëzime për mënyrën se si mund të ndikohej në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se edhe të akuzuarit e tjerë kanë pasur rol në përcjelljen e këtyre udhëzimeve.
Gjatë gjykimit, Prokuroria kishte paraqitur edhe materiale audio nga takimet e Thaçit me vizitorë në qendrën e paraburgimit, të cilat i konsideroi si prova në mbështetje të pretendimeve të saj.
Ky proces është i ndarë nga gjykimi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në atë rast, më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për disa akuza për krime lufte.
Aktgjykimi i 17 nëntorit do të jetë kështu vendimi i parë në këtë proces të veçantë që lidhet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës