Zveçan, 12 tetor 2026 15:20
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.Gj., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Zveçanit, gjatë viteve 1998-1999.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, dyshohet se ka kryer një sërë veprash penale kundër popullsisë civile.
Prokuroria pretendon se M.Gj., në cilësinë e komandantit të Repartit Policor rezervë në komunën e Zveçanit, ka vepruar nën përgjegjësi individuale dhe komanduese.
Veprat për të cilat akuzohet përfshijnë vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Fabrika e municionit në Gjakovë, Kurti paralajmëron prodhimin e parë testues deri në fund të vitit
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë