Prishtinë, 26 nëntor 2026 09:44
Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash. Gjatë operacionit policor, në katër lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, është sekuestruar pasuri me vlerë mbi një milion euro.
Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, operacioni është zhvilluar të mërkurën, më 25 nëntor, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale.
Në aksion kanë marrë pjesë hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të mbështetur nga njësi të tjera hetimore, Njësia Speciale FIT dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Tre personat janë arrestuar në flagrancë, nën dyshimin për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.
Gjatë kontrolleve në katër lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale dhe pasuri që, sipas institucioneve, kap vlerën mbi një milion euro.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Kosova dhe Shqipëria bashkojnë aktivitetet kulturore për festat e Nëntorit
Polonia vendos zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, kërkon masa të ngjashme nga NATO-ja