Prishtinë, 13 tetor 2026 15:10
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), me qëllim modernizimin e pajisjeve mjekësore në institucionet publike shëndetësore.
Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja është nënshkruar përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa EIB dhe CEB do të kontribuojnë me nga 20.5 milionë euro.
Mjetet do të përdoren për blerjen e pajisjeve moderne për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe gjashtë spitalet e përgjithshme rajonale.
Investimi parasheh pajisje të avancuara diagnostikuese dhe terapeutike, përfshirë skanerë CT, pajisje ultrazëri dhe pajisje për sallat e operacionit, si dhe mbështetje për përmirësimin e kapaciteteve të njësive të kujdesit kritik.
Sipas Qeverisë, projekti synon të përmirësojë cilësinë, qasjen dhe kapacitetin e shërbimeve publike shëndetësore për rreth 1.6 milionë qytetarë, duke avancuar diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.
Për përgatitjen e projektit, Bashkimi Evropian ka ofruar një grant prej 1.25 milionë eurosh përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), ndërsa CEB ka miratuar edhe një grant shtesë deri në 750 mijë euro për mbështetje ekspertësh gjatë zbatimit të projektit.
Qeveria e ka cilësuar këtë investim si pjesë të përpjekjeve për forcimin e sistemit publik shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve