Prishtinë, 9 tetor 2026 12:04
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova po ndërmerr masa për të parandaluar financimet e paligjshme dhe për të rritur transparencën në transaksionet financiare. Në mesin e masave të ndërmarra është ulja nga 500 në 300 euro e kufirit të pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve.
Murati i bëri këto deklarata në kuadër të aktivitetit të Procesit të Berlinit, të organizuar nga Ministria e Financave, me temën “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”.
Sipas Muratit, për transaksionet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, kufiri i pagesave me para të gatshme është 2.000 euro. Përtej këtij kufiri, pagesat duhet të kryhen përmes transaksioneve të gjurmueshme në institucione financiare të licencuara në Kosovë.
Ai ka theksuar gjithashtu se Banka Qendrore e Kosovës ka ndërmarrë hapa për të kontrolluar dhe licencuar operatorët e këmbimit që përdorin kriptovaluta, me synim rritjen e mbikëqyrjes së këtij sektori.
Ndërkaq, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ka vlerësuar se integriteti financiar është i rëndësishëm për mbrojtjen e burimeve publike, ndërtimin e ekonomive të besueshme dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë ndërmjet bizneseve.
Edhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, ka theksuar nevojën për transparencë dhe bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e flukseve të paligjshme financiare.
Ajo ka kërkuar që institucionet të mbyllin zbrazëtitë ligjore që mundësojnë fshehjen e pronësisë së kompanive, të përdorin teknologjinë për identifikimin e parregullsive dhe të forcojnë shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve dhe shteteve.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë