Mitrovicë, 8 tetor 2026 07:02
Një incident ka ndodhur të mërkurën mbrëma në minierën e Trepçës, ku një trafo e furnizimit me energji elektrike është përfshirë nga zjarri, duke bërë që 63 minatorë të mbeten përkohësisht të ngujuar brenda minierës.
Sipas komandantit të Zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi, ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Ibishi ka bërë të ditur se njoftimi për incidentin është pranuar rreth orës 19:45, në zonën e njohur si lagjja Tuneli, ku një trafo kishte marrë flakë.
Sipas tij, gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë dhe ata kanë nisur të dalin nga miniera.
“63 minatorët, gjendja e tyre është e mirë. Kanë filluar të dalin. Kanë dalë tre minatorë, ndërsa të tjerët janë rrugës duke dalë”, ka deklaruar Ibishi.
Ai ka shtuar se minatorët kanë pasur me vete ushqim dhe pije, ndërsa ekipet emergjente kanë vazhduar punën në terren.
Incidenti ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në minierë, ndërsa pas lokalizimit të zjarrit ka nisur procesi i nxjerrjes së minatorëve.

25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët