Prishtinë, 7 tetor 2026 15:00
Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2026–2027, përmes të cilit do të mbështeten financiarisht familjet që kanë vështirësi në përballimin e faturave të energjisë elektrike.
Në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor, Qeveria miratoi programin e ri, ndërsa sipas raportimeve të mediave, për zbatimin e tij janë ndarë 15 milionë euro.
Programi synon të sigurojë qasje të barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të faturave për konsumatorët që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Sipas dokumentit të programit të publikuar për konsultim, qëllimi është mbështetja financiare e familjeve të cenueshme për t’ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve të energjisë elektrike.
Qeveria ka theksuar se programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku parashihet krijimi dhe mirëmbajtja e mekanizmave për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.
Subvencionimi i faturave për familjet në nevojë është zbatuar edhe në vitet e mëparshme. Në mars të këtij viti, Ministria kishte njoftuar se subvencionimi për muajt janar, shkurt dhe mars do të reflektohej në faturat e energjisë për familjet e kualifikuara.

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë