Prishtinë, 6 tetor 2026 08:03
Arrestimet e fundit të disa serbëve në veri të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte, kanë shfaqur qasje tjerër institucionale karshi veriut të Kosovës
Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, vlerëson se hetimi dhe ndjekja penale e rasteve të dyshuara për krime lufte duhet të bazohen në prova dhe në përgjegjësinë individuale, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Askush nuk duhet të ketë imunitet për shkak të përkatësisë etnike”, thekson Gecaj, duke nënvizuar se përgjegjësia penale duhet të përcaktohet për individët dhe përmes procedurave gjyqësore.
Ndaj arrestimeve ka reaguar edhe Beogradi, i cili i ka paraqitur ato si veprime të pabazuara ndaj serbëve të Kosovës, duke i cilësuar ato si politike.
Megjithatë, Gecaj paralajmëron se raste të tilla mund të marrin edhe dimension politik, veçanërisht në një ambient të tensionuar.
Sipas tij, ekziston rreziku që arrestimet individuale të paraqiten si presion ndaj komunitetit serb, duke nxitur protesta, reagime politike dhe mobilizim në terren.
“Një incident lokal, i shoqëruar me propagandë, mund të pasohet nga protesta dhe më pas të shndërrohet në krizë politike e sigurie”, vlerëson Gecaj për Veritasinfo.
Në këtë situatë, sfida për institucionet mbetet zbatimi i drejtësisë për krimet e dyshuara të luftës, duke shmangur njëkohësisht që rastet individuale të shndërrohen në përplasje kolektive apo tensione të reja në veri.

Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Jelena Gjukanoviqit i vërtetohet dënimi me gjashtë vjet burg për spiunazh
Kuvendi ratifikon kredinë 60 milionë euro për “Prishtina 2030”
27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Beogradi me probleme të brendshme dhe pa alternativa për votuesit e rikthen Kosovën në fushatën elektorale
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride