Mitrovicë, 6 tetor 2026 09:13
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të verifikojnë nëse në pronat apo objektet e tyre ekzistojnë kyçje të paautorizuara, kyçje dytësore apo lidhje të tjera të paevidentuara në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit zyrtar, konsumatorët duhet të raportojnë çdo lidhje të tillë, veçanërisht ato që lidhen me rrjetin kryesor furnizues, në mënyrë që ekipet kompetente të ujësjellësit të kryejnë verifikimet në terren.
KRUM ka përcaktuar 10 tetorin 2026 si afat për deklarimin dhe rregullimin e kyçjeve të tilla.
Pas raportimit, ekipet kompetente do të vlerësojnë gjendjen e kyçjes dhe, në varësi të konstatimeve teknike, ajo mund të konsiderohet e rregullt dhe e autorizuar, të kërkojë përshtatje sipas kushteve teknike, të ndryshohet ose të eliminohet.
Nga KRUM-i kanë paralajmëruar se pas përfundimit të afatit, çdo kyçje e paautorizuar apo e paregjistruar që konstatohet gjatë kontrolleve do të evidentohet dhe do të procedohet pranë organeve kompetente, përfshirë Prokurorinë dhe Gjykatën.
Në njoftim thuhet se personat përgjegjës mund t’i nënshtrohen masave dhe sanksioneve të parapara me legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe dënimin me burgim deri në tre vjet, në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara me ligj.
KRUM ka theksuar se qëllimi i këtij procesi është parandalimi i keqpërdorimeve, mbrojtja e rrjetit të ujësjellësit, sigurimi i furnizimit të rregullt me ujë dhe trajtimi i barabartë i të gjithë konsumatorëve.

Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Jelena Gjukanoviqit i vërtetohet dënimi me gjashtë vjet burg për spiunazh
Kuvendi ratifikon kredinë 60 milionë euro për “Prishtina 2030”
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Beogradi me probleme të brendshme dhe pa alternativa për votuesit e rikthen Kosovën në fushatën elektorale